Fëmija në borë
Fëmija në borë është një përmbledhje me tregime të shkurtra për të gjitha familjet, fëmijët e të cilëve enden në "ftohtësinë e borës". Këto janë histori kushtuar t ë gjithë fëmijëve që u zhytën në vetminë e “stuhive të borës”, të ashtu quajturit autizëm.
Rrëfime psikologjike dhe fiktive për realitetin e jetës që përballen familjet të cilët kanë një fëmijë me autizëm, të cilët shpesh luftojnë vetëm në vetmi, pa ndihmën e askujt.
Fëmija në borë është përpjekja e autorit për të treguar betejat e këtyre familjeve dhe fëmijëve, por edhe për të tërhequr vëmendjen dhe interesimin ndaj tyre që të pranohen dhe kuptohen.
Pjesa e dytë e këtij libri përmban dëshmi personale nga prindërit e fëmijëve me autizëm, të cilët duan të ndajnë përvojat e tyre dhe luftojnë për të inkurajuar prindërit e tjerë që po përballen me autizmin tek një fëmijë dhe t'u tregojnë atyre se nuk janë vetëm në atë luftë; dhe ata të pa iniciuar, që nuk dinë asgjë për autizmin, t'i njohin me sfidat me të cilat përballen këto familje.
Автор
Emilia Zllatkova-Anastasova